Historiku

Historiku

15555097_10211672267711974_1498987865_n

GENERAL MANAGER
ERJOLA BRAHA

Alehandro Distribution e ka origjinën e saj në vitin 2001, si një ndër kompanitë e para në import dhe distribucion në Shqipëri. Ajo, përfaqëson rezultatin e përpjekjeve që nisën me modesti 16 vjet më parë, por që u fuqizuan ndër vite, duke mbërritur në një standard të avancuar biznesi.
Në të njëjtën filozofi dhe me dëshirën e synimin për të sjellë më pranë Shqipërisë verërat dhe spirits më të kuotuara në botë, u themelua në hyrje të mileniumit të ri, në vitin 2001, Alehandro Distribution.
Brenda një harku të shkurtër kohor, kjo kompani e re por cilësore arriti të shtrihet e të dominojë tregun mbarëshqiptar, duke nisur me importin e shpërndarjen fillimisht të verërave italiane, për t’u zgjeruar shumë shpejt në ato spanjolle, franceze, kiliane, kaliforniane, të Zelandës së Re, etj.
Alehandro Distribution u kthye në një nga kompanitë elitare të sjelljes së verërave më të mira në Shqipëri. Si fillim e përqendruar në shtetin fqinj të Italisë në zonën e Veneto-s, ku spikasin kantina të njohura si Villa Sandi, më tej Alehandro nisi bashkëpunimin edhe më gjerë si në rajonet e Toscana-s, Friul-it dhe Piemonte-s, nga të cilat arriti të sjellë në vendin tonë prodhimet e kantinave superiore në rang botëror.
Me një klientelë dhe treg gjithnjë në rritje, si në numër ashtu edhe në kërkesë, kjo kompani zgjeroi edhe më tej gamën e saj, duke i bashkangjitur edhe emra të tjerë të njohur ndërkombëtarisht.

Kjo sipërmarrje e bukur dhe e vështirë, arriti të bëjë diferencën në tregun shqiptar të pijeve, me anë të një menaxhimi serioz dhe të një etike të lartë pune, bazuar në respektimin maksimal të kontratave ekskluzive të mbështetura në Konventën Ndërkombëtare për Importin e Verës. Sot kompania numëron 25 Agjente shitjesh me eksperiencë si dhe 5 distributorë në rrethe të ndryshme të Shqiperisë.

Alehandro Group, sot numëron edhe 3 WineShop në qytetet kryesore të vendit, Tiranë, Shkodër dhe Korcë.

Në më pak se 16 vjet veprimtari në tregun shqiptar, Alehandro Distribution ka shtrirë tregun e saj edhe më tej në Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi. Duke u  karakterizuar nga shërbimi cilësor, korrektësia dhe transparenca, e sidomos nga ofrimi i verërave superiore në shije dhe në cilësi, ka arritur të vendosë emrin e vet në majë të kompanive të importit e shpërndarjes së verërave.